Në Gjermani po vazhdojnë përmbytjet e mëdha

Ka frikë se diga e madhe afër Kolnit, e cila është nën sulmin e përmbytjeve të rrëmbyeshme, mund të lëshojë vendin.

Autoritetet zyrtare kanë urdhëruar evakuimin e banorëve të disa fshatrave në jug të rajonit sepse ata besojnë se diga Steinbach mund të shkaktojë një katastrofë të re.

Katër mijë e gjysmë njerëz janë larguar nga rajonet e përmbytura dhe nuk ka gjasa që ata të kthehen së shpejti në shtëpitë e tyre.

Your email address will not be published. Required fields are marked *