Uefa ka shfaqur renditjen e ekipeve në ligën e kampionëve

UEFA ka shfaqur renditjen e klubeve në ligën e kampionëve.

Ekipi i Bayern Munchen , vazhdon të kryesojë, por Barcelona dhe Real Madrid plotësojnë listën.

Nëse ia dalin të mposhtin Chelsea dhe arrijnë në finalen e madhe që do të mbahet në stadiumin “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit (29 maj), Madrilenët do të ngjiten në vendin e parë.

Në vend të katërt renditet Manchester City, që ndiqet nga Juventusi, i vetmi ekip italian në dhjetëshen e parë.

Pastaj renditen klubet nga: Atletico Madrid, PSG, Mancheser United, Liverpool dhe Sevilla.

Your email address will not be published. Required fields are marked *